Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të bojkotojnë regjistrimin e
popullsisë në Serbi që pritet të mbahet në tetor të këtij viti.

Kuvendi i deputetëve shqiptar, që është organi i vetëm që bashkon shumë parti në këtë zonë shqiptare në Serbi, ka marrë një vendim të tillë për shkak të pamundësisë për të pasur një pasqyrë reale për luginën. Riza Halimi, deputet në Kuvendin e Serbisë, ka thënë se as listat e regjistrimit nuk janë në gjuhën shqipe, por në serbisht dhe të shkruara me shkronja cirilike.

Me regjistrim, ka thënë Halimi nuk do të und të shihet situate e shqiptarëve pasi shumë prej tyre janë shpërngulur nga këto zona. Në arsyetimin për bojkot thuhet ndër të tjera se ka shumë probleme si mosekzistimi i formularëve në gjuhën shqipe, që cenon të drejtën e respektimit të gjuhës amtare,-moskrijimi i kushteve për kthimin e popullatës së dëbuar më 1999,- largimi në masë i popullatës që nga viti 1999 për shkaqe sigurie,- pengesat në pajisjen e qytetarëve me dokumentacion personal, veçanërisht problemet në rregullimin e vendbanimeve dhe se rrezikohet ndryshimi artificial i strukturës demografike të këtyre komunave.

Serbia: Të shtyhet regjistrimi 

Serbia mbështet shtyrjen e regjistrimit në Shqipëri për shkak të komunitetit serb që konsiderohet se jeton në shtetin shqiptar.

Aleksandar Cotoric, nënkryetar i Këshillit për Marrëdhënie me serbët jashtë Serbisë ka thënë se do të kërkoj nga kuvendi dhe qeveria që të mbështesë kërkesën e pakicave për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë.

Sipas tij, këto ligje dhe rregullore janë diskriminuese pasi pakicat në Shqipëri janë sjellë një pozitë të palakmueshme.

Zyrtarët serb kanë deklaruar se pakicat në Shqipëri më të drejtë kërkojnë emërimin e një zyrtari nga radhët e tyre në Komisionin Qendror për regjistrim.

Cotoric ka theksuar se pakicat kërkojnë heqjen artikullit 20 të ligjit për regjistrim, i cili parashikon, sipas tij, gjobë prej 1000 dollarësh për dhënien e të dhënave të pasakta, e që është një presion ndaj pakicave.

Serbia, duhet të bisedoj me Tiranën lidhur me këto probleme. Serbët kanë filluar të interesohen për një komunitet serb në rrethin e Shkodrës dhe të bëjnë emisione për ta në televizione duke theksuar idenë se atje kanë jetuar shumë serbë, por me presion në kohën e komunizmit ka ndodhur të ndryshohen emrat e tyre.
 

Top Channel