Arritja e marrëveshjes për vulat doganore të Kosovës dhe për kadastrat
paraqet hap të rëndësishëm në përparimin e raporteve mes Prishtinës dhe
Beogradit.

Kështu deklaroi Jelko Kacin, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë, i cili ka thënë se “në të ardhmen, raportet evropiane dhe miqësore të Serbisë dhe Kosovës duhet ndërtuar në themele të shëndosha ekonomike të bashkëpunimit dhe tregtisë”.

“Kjo është në interes të Serbisë dhe të Kosovës dhe tërë rajonit të Ballkanit perëndimor”, ka thënë Kacin, transmeton “B92”.

Në Bruksel javën e shkuar u arritën dy marrëveshje, një për vulat doganore dhe për regjistrin kadastral. Sipas palëve pjesëmarrëse, zbatimi i marrëveshjes për vulat pritet të ndodhë shumë shpejt.

Kreu i delegacionit serb në bisedime, Borislav Stefanovic, tha se me njohjen e vulave, pritet që Kosova “brenda 7-10 ditësh të heqë embargon ndaj mallrave të Serbisë” dhe të lirojë mundësinë e qarkullimit të lirë të mallrave nga Serbia në, siç tha ai, “pjesën tjetër të territorit të Serbisë”.

Ndërkaq, sipas Telegraf, kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, duke konfirmuar arritjen e marrëveshjes, tha se kjo e fundit do të thotë “heqje e embargos shumëvjeçare që Serbia u ka bërë mallrave të Kosovës”, në kundërshtim me, siç u shpreh, parimet e tregtisë së lirë në rajonin e CEFTA-s.

Tahiri dhe Stefanovic po ashtu kanë konfirmuar se është arritur të jnë dakord edhe kadastrën, raporton Radio Evropa e Lirë. Tahiri tha se pas kësaj marrëveshjeje, pritet që Serbia t’i kthejë Kosovës regjistrat e kadastrave, mirëpo pranoi se një gjë e tillë do të bëhet duke kthyer origjinalet e skanuara.

Të dyja palët pranuan se atmosfera e sotme ishte “shumë negative”. Stefanovic tha se kishte mjaft akuza ndaj palës serbe për rolin e Beogradit në veri të Kosovës, por theksoi se nuk është diskutuar për situatën në këtë pjesë e as për strukturat e atjeshme.

Kryengeociatorja Tahiri konfirmoi po ashtu atmosferën jo të mirë në takim. Duke folur personalisht tha se më parë e kishte parë si “njeri të dialogut” zotin Stefanovic, mirëpo gjatë verës ky i fundit, sipas saj, ishte shndërruar në “krijues të trazirave”.

Reagimet serbe

Serbia marrëveshjen për vulat me Kosovën e paraqet si një marrëveshje neutrale dhe njëarritje të mirë duke thënë se është hequr fjala Republikë.

Reagimet kanë qenë kryesisht arsyetuese duke tentuar të mosnxiten kritika. Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se nukështë pjesa më e rëndësishme ajo e marrëveshjes së vulave, por tentimi ishndërrimit të linjës administrative në një kufi të vërtetë në mes të pjesëstjetër të Serbisë.

Liberaldemokrati, Cedomir Jovanovic, ka theksuar se kjomarrëveshje nuk mund të ketë asnjë efekt nëse vazhdohet me politikat edështuara për Kosovën dhe mos ndryshimin e situatës nga ana e Serbisë.

“Kjo politikë e ka dërguar Serbinë në një margjinalizimpolitik dhe ekonomik, kurse integrimet evropiane i ka kthyer në një tentim tëkontrabandimit të agonive të vjetra dhe konfuzioneve në Evropën bashkëkohore, ecila nuk e di këtë gjuhë”, ka thënë Jovanovic.

Kurse Sllobodan Samarxhic, nënkryetar i demokratëve tëVojisllav Koshtunicës, krahu nacionalist, ka thënë se “Serbia tashmë prej kohësh ka kapitulluar”.

Vetëvendosje përplaset me qeverinë

Një aksion i Lëvizjes Vetëvendosje kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe procesit të dialogut Prishtinë-Beograd ka ngjallur reagimin e ekzekutivit kosovar e po kështu edhe të vetë Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria e dënoi këtë aksion dhe i quajti huliganë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët sipas qeverisë bëjnë veprime të tilla për përfitime politike. Nga ana tjetër, deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, të cilat ishin pjesë të aksionit me domate, shprehen mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes brutale të policisë, sic thanë ata.

Vetëvendosje vazhdon edhe më tutje ta konsiderojë të dëshmshëm procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Në konferencë, anëtarë të këtij subjekti politik, u shprehen se qeveria e Kosovës është në pozicion shumë të dobët ndërkombëtar, rrjedhimisht vazhdimi i bisedimeve në kohën kur presidenti i Serbisë refuzon të shpërbëjë strukturat paralele është i palogjikshëm dhe i dëmshëm.

 
 

Top Channel