Një aksion i Lëvizjes Vetëvendosje kundër zëvendëskryeministres Edita Tahiri dhe procesit të dialogut Prishtinë-Beograd ka ngjallur reagimin e ekzekutivit kosovar e po kështu edhe të vetë Lëvizjes Vetëvendosje.

Qeveria e dënoi këtë aksion dhe i quajti huliganë aktivistët e Vetëvendosjes të cilët sipas qeverisë bëjnë veprime të tilla për përfitime politike. Nga ana tjetër, deputetet e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, të cilat ishin pjesë të aksionit me domate, shprehen mllefin e tyre ndaj ndërhyrjes brutale të policisë, sic thanë ata.

Vetëvendosje vazhdon edhe më tutje ta konsideroj të dëshmshëm procesin e dialogut Prishtinë-Beograd. Në konferencë, anëtarë të këtij subjekti politik, u shprehen se qeveria e Kosovës është në pozicion shumë të dobët ndërkombëtar, rrjedhimisht vazhdimi i bisedimeve në kohën kur presidenti i Serbisë refuzon të shpërbëjë strukturat paralele është i palogjikshëm dhe i dëmshëm.

Krahas kundërshtimit të procesit të dialogut, deputetja Albana Fetoshi ka rrëfyer për aksionin e policisë një ditë më parë. Ajo tha se intervenimi i policisë ishte shumë brutal. Pas arrestimit sipas saj aktivistët u ofenduan me fjalët më banale dhe u rrahën me duar të lidhura.

Vetëvendosje bën të ditur se aktivistët e arrestuar janë në parabugrim 48 orësh dhe janë të shpërndarë në disa prej qyteteve të Kosovës.

Top Channel