Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim
komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Byhler, i cili përfundon së
shpejti misionin në Kosovë.

Jahjaga e ka falënderuar gjeneralin Buhler për kontributin e tij për paqen dhe sigurinë në vend, në krye të forcave të KFOR-it. Ajo tha se mbështet fuqishëm luftën kundër krimit të organizuar dhe shuarjen e strukturave të paligjshme.

Gjenerali Erhard Byhler tha se Kosova do të ketë mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it ndërsa është i bindur në të ardhmen e FSK-së.

Byhler: Nuk do ketë reduktim të trupave

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, Erhard Byhler ka deklaruar se pas tensionimit të situatës në veri të vendit, projekti për reduktimin e trupave ndërkombëtare është anuluar.

“Mendoj se nuk do të ketë reduktim të trupave në një të ardhme të afërt”, ka deklaruar pak dite me pare Byhler në një intervistë për agjencinë e lajmeve “AP”.

Misioni i NATO-s, i vendosur në Kosovë në vitin 1999, ishte parashikuar të reduktohej me 50 për qind të 5 mijë trupave të pranishme brenda këtij viti.

Por përplasja e dhunshme mes Kosovës dhe Serbisë për veriun ka bërë që Aleanca të ndryshojë planet dhe të sjellë në shtetin e ri përforcime nga Gjermania dhe Austria.

Pak ditë më parë, gjenerali gjerman deklaroi se KFOR është i gatshëm dhe në gjendje të përballet me të gjitha sfidat në Kosovë, të cilat sipas tij vijnë si pasojë e moszgjidhjes së cështjeve politike.

 

Top Channel