Serbët në veri të Kosovës kanë rivendosur mbrëmjen e djeshme bllokadat në fshatin Zupc, në aksin rrugor Mitrovicë-Ribaric.

Shkak për rivendosjen e barrikadave është bërë tentativa e misionit EULEX për të arrestuar disa banorë të këtij komuniteti.

Operacioni i misionit evropian mbështeste forcat speciale të Policisë së Kosovës për të arrestuar personat e dyshuar për djegien e pikës kufitare të Jarinjës dhe për vrasjen e agjentit Enver Zymberi.

Mësohet se në rrugë janë vendosur makineri të rënda dhe objekte të tjera që pengojnë lëvizjen e lirë të veturave në drejtim të rrugëve që të cojnë në Bërnjak.

Përfaqësuesit e komunitetit serb kanë deklaruar për mediat serbe se ende nuk dihet se sa do të qëndrojnë në rrugë këto barrikada.

Top Channel