Autoritetet doganore maqedonase kanë sekuestruar dje 13 tonelata mish të skaduar pule, që po futej në Maqedoni përmes pikës kufitare të Bllacës.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale, sipas të cilave mishi vinte nga Brazili dhe pasi kishte ndaluar në Mal të Zi ishte drejtuar për në Maqedoni.

Sipas burimeve, ngarkesa u zbulua në një kamion-frigorifer me targa malazeze, pasi policia doganore kishte marrë informacione për kalimin e tij.

Mishi i sekuestruar ishte dërguar nga Brazili në shkurt të vitit 2010 përmes një kompanie nga Podgorica dhe më pas ishte porositur për t’u blerë nga një kompani maqedonase.

Top Channel