Krerët e katër komunave serbe në veri të Kosovës i kanë dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, ku ankohen se trupat e KFOR-it kanë kaluar kompetencat e tyre.

Në letër thuhet se për shkak të këtyre veprimeve të trupave ndërkombëtare ka ardhur përkeqësimi i situatës së komunitetit serb.

“KFOR-i dhe autoritetet në Prishtinë të shfuqizojnë menjëherë të gjitha masat që kërcënojnë komunitetin serb, si dhe të drejtat e liritë e lëvizjes”, kërkohet në letër.

Përfaqësuesit serbë kërkojnë gjithashtu që KFOR të kthehet në kufijtë e mandatit të tij dhe t’i zbatojë detyrimet në bazë të rezolutës 1244.

Top Channel