Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka shprehur solidaritetin ndaj ish-drejtuesve të UCK-së, që po gjykohen për krime lufte.

Përmes një deklarate për shtyp, PDIU ka deklaruar se ngritja e padive ndaj Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt janë orkestruar nga “Serbia e vjetër”.

“PDIU shprehet në mbështetje të ish-drejtuesve të UCK-së që po gjykohen për krime lufte, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj. Gjyqet ndaj tyre janë një ofensivë deri diku e suksesshme e Serbisë së vjetër”, thuhet në deklaratën e PDIU.

Aktualisht Haradinaj po rigjykohet për krime lufte në Hagë, ndërsa Limaj po përballet me akuza analoge të ngritura nga EULEX në Prishtinë.

Top Channel