Ish-pjesëtari i UCK-së, Shefqet Kabashi, ka pranuar para gjykatës së Hagës se është fajtor për shpërfillje të trupit gjykues, që e ka bërë me refuzimin për të dëshmuar në gjykimin e parë të Ramush Haradinajt.

“Unë jam fajtor”, ka thënë Kabashi pasi gjykatësi Alfons Ori i ka lexuar dy pika të aktakuzës që e nagrkojnë atë për “refuzim të qëllimshëm” për t’iu përgjigjur pyetjeve të prokurorëve.

Sipas rregullave të gjykatës, Kabashi mund të dënohet me 100 mijë euro ose me burgim deri në shtatë vjet.

Rigjykimi i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe dy të akuzuarve të tjerë, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj ka nisur më 18 gusht. Kabashi edhe në këtë proces nuk ka pranuar t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe të mbrojtjes.

Top Channel