Ka vijuar dje procesi i konfirmimit të aktakuzës ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj, i cili akuzohet për krime të kryera gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë.

Ndërsa seanca ishte në zhvillim e sipër, zv.kryeministri Hajredin Kuci deklaroi se, nëse shefi i qeverisë Hashim Thaci do të thirret për të dëshmuar, ai do t’i përgjigjet menjëherë kësaj kërkese të prokurorisë.

Gjithashtu, në emër të qeverisë Kuci shprehu bindjen e tij për pastërtinë e luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

“Institucionet e gjyqësorit do respektohen nga të gjithë qytetarët. Lufta e UCK-së ka qenë e drejtë dhe jemi të bindur për pafajësinë e personave që e kanë udhëhequr dhe se drejtësia do të thotë fjalën e saj në këtë drejtim”, deklaroi Kuci.

Top Channel