Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi sot në mbledhjen e kabinetit të tij se, askush nuk duhet të habitet nëse forcat e sigurisë veprojnë në cdo cep të vendit.

“Organet kosovare të sigurisë vendosin vetë se kur mund të ndërmarrin veprime në cdo cep të vendit, pasi një gjë e tillë parashikohet në mandatin e tyre”, ka deklaruar Thaci, duke nënvizuar se vendimi për rritjen e sigurisë është në fuqi.

Shefi i qeverisë kosovare ka ritheksuar se përgjegjësit për trazirat në veri dhe në vecanti për vrasjen e agjentit Enver Zymberaj do të përballen me ligjin dhe drejtësinë.

“Kosova ka mbështetjen e të gjithë faktorit ndërkombëtar për ballafaqimin me të gjitha strukturat paralele dhe kriminale që ndodhen në pjesën veriore të vendit”, ka shtuar Thaci.

Top Channel