Punëtorët e Ministrisë serbe të Drejtësisë protestuan sot në Mitrovicë pas njoftimeve se në gjykatën e këtij qarku do të nisin punën institucionet kosovare të drejtësisë.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, në protestën që zgjati rreth një orë merrnin pjesë rreth 200 punonjës të sistemit serb të drejtësisë.

Këta të fundit kanë deklaruar se rendi juridik në Kosovë mund të zbatohet vetëm në bazë të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjykata në Mitrovicë, ku aktualisht janë angazhuar vetëm gjyqtarë dhe prokurorë të huaj, deri më sot ka punuar pa pasur pengesa.

Top Channel