Në Malin e Zi, ku prej disa ditësh i nxehti nuk njeh kufij, vazhdojnë të përhapen zjarret e mëdha e të vogla në të gjithë vendin.

Me një temperaturë që sot ka arritur 41 gradë në Podgoricë, flakët kanë prekur në vecanti rajonet e Kotorit, Vrmacit dhe në lartësitë përreth kryeqytetit.

Sipas agjencive ballkanase të lajmeve, në zonat në fjalë ndodhen dhjetra skuadra zjarrfikësish si dhe mbi to fluturojnë avionë që hedhin ujë.

Nga ana e tyre, autoritetet kanë siguruar se situata është nën kontroll dhe se nuk ka asnjë rrezik për qendrat e banuara.

Top Channel