Libi, gazetarët jashtë hotel Rixos

24/08/2011 17:20

Pasi forcat lealiste janë tërhequr nga hoteli Rixos, Kryqi i Kuq ka evakuuar gazetarët ndërkombëtarë, të mbajtur peng prej ditësh në brendësi të strukturës së ushtarakëve besnikë të Muammar Ghaddafi.

Lajmi e ka bërë të ditur me anë të një mesazhi në Twitter, Matthew Chance, i dërguari i CNN që ishte në hotel.

“Kriza ka mbaruar. Gazetarët janë jashtë”, ka shkruar në fakt reporteri në rrjetin social.

Top Channel