Kryeministrja e Kroacisë, Jadranka Kosor do të vizitojë sot Kosovën, ku
do të takohet me zyrtarët më të lartë të vendit. Para takimit me
kryeministrin Hashim Thaçi, Kosor pritet ta takojë kryetarin e Kuvendit,
Jakup Krasniqin, si dhe zëvendëskryeministrin Slobodan Petrovic.

Shefja e ekzekutivit të Kroacisë do të vizitojë edhe fshatin Janjevë, ku jetojnë qytetarë të komunitetit kroat. Me zonjën Kasor do të udhëtojë edhe grupi i biznesmenëve kroatë, që do të marrë pjesë në forumin ekonomik Kosovë-Kroaci.

Vizita e kryeministres Kosor në Kosovë nga mediat serbe është cilësuar si “vazhdimësi e propagandimit të politikës antiserbe”.

Top Channel