Kina: Kombet e Bashkuara të drejtojnë Libinë

24/08/2011 10:55

Kina ka bërë thirrje për një pajtim politik në Libi dhe thotë se Kombet e
Bashkuara duhet të luajnë rolin udhëheqës në rindërtimin e vendit të
goditur.

Ministri i Jashtëm i Kinës, është shprehur se me rrezimin e regjimit të Muhamer Gadafi, OKB-ja, duhet ta ketë priroritet dhe detyrë urgjente rindertimin e ketij vendi.

Jang tha se OKB-ja duhet të marrë rolin udhëheqës në marrëveshjet pas konfliktit, duke bashkëpunuar me Ligen Arabe, Bashkimin Afrikan dhe organizatat e tjera rajonale.

Top Channel