Shefqet Kabashi e perfundoi dëshminë e tij ne lidhje me ceshtjen e
rigjykimit te Haradinajt. Por ai nuk i ka mbyllur ende marrëdheniet me
Hagën sepse nga deshmitar, tashmë do te ulet ne banken e te akuzuarit
diten e premte.

Kabashi akuzohet për veprën penale të shpërfilljes së Gjykatës të Hagës sic bën të ditur një komunikatë për shtyp nga gjykata. Akuza i referohet vitit 2007 kur Kabashi kishte refuzuar te deshmonte ne ceshtjen Haradinaj.

Nje zedhenese e Gjykatës konfirmoi me telefon per Top Channel se pavaresisht qe u la i lire nga gjykatesi, seanca e parashikuar per shperfillje te gjykates do te zhvillohet. Kabashi e mbylli deshmine e tij ne rigjykimin e Haradinajt duke refuzuar serish të dëshmojë. Ai tha se nuk ka mundësi të përgjigjet. Nderkohe qe pas daljes se Kabashit nga salla, trupi gjykues debatoi mbi faktin se a duhet te merret si prove deshmia qe ai ka dhene ne ceshtjen Limaj.

Avokati mbrojtes Emerson argumentoi se meqenese deshmitari refuzoi te deshmonte, atehere edhe pala mbrojtese nuk pati mundesi t’i bente kunderpyetje, duke mos siguruar keshtu elementet per nje gjykim te drejte. Sipas Emerson atehere deshmitari nuk eshte pyetur per Jabllanicen dhe se deshmia e dhene ne rastin e Limajt, kete here do te ishte i vlefshem vetem nese do te shoqerohej me kunder pyetje ne kete ceshtje. Prokurori i ceshtje kundershtoi duke thene se mbrojtja me qellim nuk e shfrytezoi deshmitarin sa e kishte ne salle. Menyra e sjelles se deshmitarit sugjeron se ndoshta ka pasur arsye te shumfishta pse nuk donte te deshmonte tha prokurori Pol Rogers.

 

Top Channel