Gadafi: Ja vdekje, ja fitore!

24/08/2011 01:15

Muamar Gadafi kërcënon sërish edhe pse regjimi i tij duket se po përjeton orët e fundit.

Koloneli nuk pranoi disfatën përballë forcave rebele duke e quajtur tërheqjen e tij nga bunkeri i Bab al-Aziziya si një lëvizje taktike. Ai madje nuk nguron të heqë vlerën e barazisë mes kryengritësve dhe “agresorëve të huaj”, referuar këtu forcave të NATO-s.

“Tërheqja nga Bab al-Aziziya ishte një lëvizje taktike. O vdekje, ose fitore kundër agresorit të huaj”, tha Gadafi nëpërmjet një mesazhi radiofonik.

Ndërkohë, Këshilli i Tranzicionit njoftoi se të paktën 400 persona kanë humbur jetën në 3 ditë përleshje në Tripoli. Bilanci mund të përkeqësohet pas verifikimeve të mëtjeshme që pritet të kryhen në ditët e ardhshme.

Venezuela: Admirojmë Gadafin

Qeveria venezueliane e presidentit Hugo Chavez admiron “vullnetin për të luftuar” të liderit të Libisë, Muamar Gadafit.

“Gadafi ka deklaruar disa herë se ndodhet në vendin e tij, se do të luftojë në vendin e tij dhe se do të qëndrojë në vendin e tij”, është shprehur ministri i jashtëm i Venezuelës, Nicolas Maduro.

“E admirojmë vullnetin e tij për të luftuar dhe dënojmë agresionin kundër popullit të Libisë”, shtoi Maduro.

Cavez akuzon SHBA dhe NATO

Përvec betejës personale me kancerin, Hugo Chavez vijon edhe atë diplomatike kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore.

Presidenti venezuelian i quajti agresion sulmet e NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara kundër Gadafit në Libi dhe siguroi se i njëjti skenar s’mund të ndodhë edhe me Venezuelën.

“Ju siguroj se formula Cavez baraz me Gadafin, Venezuela baraz me Libinë nuk do të funksionojë. Të shkatërroj të drejtën ndërkombëtare do të thotë të kthesh njerëzimin në epokën e gurit. Padyshim jemi para një cmendurie imperialiste. Solidaritet me popullin libian të plagosur nga bombardimet”, komentoi Cavez ngjarjet më të fundit në Libi.

Cavez, që nga nisja e protestave anti-Gadafit, e sidomos pas nisjes së bombardimeve prej NATO-s, doli hapur në mbrojtje të kolonelit libian, që po numëron orët e fundit në krye të Libisë.

Top Channel