Libi, alarm për armë kimike

23/08/2011 18:55

Depozitat e armëve kimike të mbledhura ndër vite nga Muammar Gheddafi janë në vëzhgimin e SHBA-ve, që po ndjekin me kujdes ecurinë e ngjarjeve në Tripoli.

Pentagoni kërkon të ndalojë që këto substanca shumë të rrezikshme të përfundojnë në duart e gabuara.

Koloneli Dave Laplan, zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes, ka pohuar se rebelët kanë kryer hapa përpara dhe se Koloneli nuk është arratisur jashtë vendit.

Ndërkohë bisedime të rezervuara me eksponentë të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit në Libi për çështjen e arsenalëve kimikë të Gheddafi janë kryer nga NATO dhe SHBA-të në javët e fundit, në mënyrë që këto armatime të mos bien në duart e gabuara.

Top Channel