Në Gjykatën e Hagës ka vazhduar edhe sot proçesi i rigjykimit ndaj ish- kryeministrit të Kosovës, Ramush Harainajt dhe dy bashkëluftëtarë vetë tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj.

Dëshmitari Shefqet Kabashi refuzoi sërish t’u përgjigjej pyetjeve të prokurorit, duke thënë se nuk është dëshmitar i vlefshëm për këtë çështje.

Pas një debati me prokurorin e çështjes lidhur me kujtesën e rifreskuar, Kabashi tha se nuk dëshironte të flasë më dhe se do të ishte i kënaqur që më mirë të qëndrojë në burg, sesa të vijë me duar të lidhura e të japë dëshmi në gjykatë.

Pas largimit të Kabashit nga seanca, Prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë paraqitur argumentet e tyre lidhur me deklaratat e vjetra dhe te reja të dëshmitarit, si dhe për vërtetësinë e qëndrueshmërinë e tyre.

Prokuroria ka propozuar që transkripti i dëshmisë së Kabashit në çështjen e Fatmir Limajt në vitin 2005 të konsiderohet si provë materiale.

Një ditë më parë, dëshmitari Kabashi deklaroi se se nuk ka pasur burg të UÇK-së në Jabllanicë ashtu siç pretendon Prokuroria, madje duke e akuzuar këtë të fundit që nuk ka bërë asgjë për shumë raste edhe më të rënda, duke përmendur rastin e 200 shqiptarëve të e vrarë e masakruar në Burgun e Dubravës.

Top Channel