Kosova është përfshirë nga një valë i nxehti që pritet të vazhdojë deri
në fund të javës. Zyrtarë të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës
thonë se temperaturat janë brenda normave të stinës.

“Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga 11-17 gradë celsius, ndërsa ato me të larta ditore nga 33-38 gradë në Prizren. Vendi nuk është në vlerat ekstreme meqenëse në të kaluarën historike ne kemi të regjistruar në Prizren, me 1965, 39 gradë celsius”, thotë drejtori i Institutit Hidrometeorologjikë të Kosovës, Sylë Tahirsylaj.

Mjekët këshillojnë qytetarët që t’i shmangen sa më shumë ekspozimit në diell dhe të përdorin lëngje të freskëta.

Top Channel