Ministri për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Goran Bogdanovic ka
thënë se shqetësimi i banorëve të Leshakut nuk i bën nder misionit të
EULEX-it dhe KFOR-it.

Sipas tij, demonstrimi i forcës dhe shqetësimi i banorëve rreth marrjes së një eskavatori flet shumë qartë se dhuna dhe aktet e një njëanshme ndaj popullatës serbe në veri janë duke vazhduar.

“Nuk kam asgjë kundër hetimeve rreth djegies së pikës kufitare në Jarinje, por mënyra si është vepruar dhe demonstrimi i forcës është i papranueshëm”, tha Bogdanovic, duke shtuar se është shqetësuese se përse se zyrtarët lokalë nuk janë njoftuar për një aksion të tillë.

Top Channel