Edhe pse autoritetet kosovare në Prishtinë deklarojnë se do të shtrijnë kontrollin e tyre në të gjithë territorin e republikës, ende në pjesën veriore të vendit sistemi i drejtësisë nuk funksionon.

Zv/kryeministri Hajredin Kuçi, deklaroi se gjithcka është gati për të vënë në funksion gjykatat në pjesën veriore, por mungon siguria për jetën e personelit të tyre.

“Kam bërë të gjitha përgatitjet në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe në Këshillin Prokurorial dhe ata janë të gatshëm me emra e mbiemra, me staf konkret, gjyqtar e personel tjetër që të vendosen në veri, por kanë nevojë për siguri fizike. Në momentin që do të krijohet ambienti i sigurtë ata do të kryejnë detyrën e tyre”, tha Kuçi para gazetarëve.

Megjithatë zoti Kuçi u shpreh i vendosur që kjo cështje nuk do të shtrohet në tryezën e dialogut me Beogradin pasi është një çështje e brendshme e Kosovës.

Top Channel