Vazhdon dhuna në Siri

20/08/2011 00:50

Edhe pse qeveria siriane deklaroi se u ka dhënë fund operacioneve ushtarake kundër rebelëve, të paktën 4 protestues të tjerë anti-qeveritarë u vranë nga plumbat e policisë.

Të enjten SHBA, e pasuar më pas nga vendet e Bashkimit Europian, i kërkuan presidentit sirian, Bashar al Asad të japë dorëheqjen, ndërsa Uashingtoni shkoi edhe më tej duke vendosur sanksione të ashpra kundër Damaskut duke ngrirë të gjitha asetet e qeverisë si dhe ndalimin e të gjitha transaksioneve të shtetasve amerikanë drejt Sirisë.

Aktivistët humanitarë raportuan të shtëna në Dava, Homs dhe kryeqytetin Damask.

Ndërkaq në internet qarkullon një video shokuese ku ushtarë sirianë rrahin barbarisht protestuesit duke i detyruar të thërrasin parrula pro Allahut dhe presidentit Bashar Al Asad.

Top Channel