Drejtues të Universitetit të Prishtinës njoftojnë se do të fusin si lëndë të detyrueshme Gjuhën Shqipe.

Ky hap sic njoftonagjencia e lajmeve Kosovapress, duket se vjen për shkak se jo vetëm te studentët,por edhe te shumë doktorë shkencash janë vërejtur mangësi të njohurive elementare drejtshkrimore. I marrë që vitin e kaluar, ky vendim është zbatuar deri tani si projekt pilot vetëm në Fakultetin e Mjekësisë dhe të Shkencave Sportive.

Zëdhënësi i Universitetit të Prishtinës, IsufIberdemaj thotë se duke parë mungesa të theksuara të kulturës së gjuhës në tëgjitha drejtimet, janë nxitur që ta fusin edhe Gjuhën Shqipe si lëndë me detyrim nëpër të gjitha njësitë akademike. Sipas tij, njësitë akademike duhet tëvendosin në bazë të dinamikës së programeve studimore që të zgjedhin vitin aposemestrin, ku do të jepet lënda e Gjuhës Shqipe.

Top Channel