Pakistan, bombë makinës diplomatike USA

20/08/2011 08:25

Një bombë e vendosur anës rrugës ka shpërthyer duke përfshirë një makinë të konsullatës amerikane në qytetin pakistanez të Peshauarit.

Një zëdhënës i konsullatës ka deklaruar për mediat se nga shpërthimi një punonjës amerikan ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Dy makina të blinduara po ecnin njëra pas tjetrës kur papritur shpërthimi goditi njërën prej tyre, duke e dëmtuar atë.

Por nga shpërthimi ka humbur jetën një kalimtar i rastit, ka bërë të ditur policia pakistaneze. Guerrilasit talebanë kanë marrë përsipër sulmin përmes një deklarate.

Në Pakistan është verifikuar një rritje e dhunës që prej vrasjes së liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden, më 2 maj.

Al Kaeda dhe talebanët pakistanezë kanë kërcënuar se do të marrin hak për vrasjen e sheikut nga komandot amerikanë në Abotabad.

Top Channel