Izraeli bombardon Gazan

20/08/2011 01:30

Avionët izraelitë ndërmorën të tjera sulme mbi Rripin e Gazas, ofensivë kjo e nisur pas sulmeve terroriste ndaj autobusëve dhe forcave të sigurisë 2 ditë më parë, ku gjetën vdekjen 8 izraelitë.

Burimet spitalore palestineze njoftojnë për 3 persona të vrarë dhe 3 të tjerë të plagosur nga sulmet ajrore izraelite në lindje të Gazas. 14 është numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite brenda 24 orëve të fundit.

Ndërkohë, palestinezët kanë lëshuar raketa nga Gaza drejt tokës izraelite, por pa shkaktuar viktima.

Hamas, në një njoftim të shpërndarë në internet, tha se heq dorë nga armëpushimi 2 vjecar i njëanëshëm. Hamas e konsideron këtë hap të nevojshëm përballë situatës së krijuar duke thënë se “me armikun s’mund të ketë paqe”.

Top Channel