Avionët e NATO-s godasin sërish Libinë

20/08/2011 08:00

Avionët e NATO-s kanë goditur tetë anije luftarake që i përkasin forcave të kolonelit Muammar Gaddafi, në një sulm të koordinuar në Tripoli, Al Khums dhe Sirte.

Në një deklaratë për mediat, një zëdhënës tha se NATO-s iu desh të ndërmerrte një “aksion vendimtar” duke parë përdorimin në rritje të mjeteve luftarake detare të Gaddafi-t ndaj civilëve.

Flakë dhe tym mund të shihet nga anijet e goditura në portin kryesor të kryeqytetit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ndërkohë, lidershipi i rebelëve libianë ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare për qytetet në zonat malore në perëndim të Tripolit.

Deklarata e Aleancës thotë se, përdorimi i armëve nga forcat detare pro-kolonelit ka shtuar nevojën për ndihma ndaj Libisë dhe ka treguar një sinjal të qartë se ato janë të gatshme të sulmojnë forcat e NATO-s.

Top Channel