Turqia, tjetër ofensivë kundër kurdëve

19/08/2011 03:50

Për të dytën ditë me radhë aviacioni turk ka bombarduar baza të separatistëve kurdë në veri të Irakut.

Reuters bën të ditur se dhjetra avionë janë ngritur nga qyteti i Diarbakirit në lindje të Turqisë dhe kanë fluturuar drejt veriut të Irakut.

Ditën e enjte, Ankaraja njoftoi se kishte ndërmarrë një sulm të suksesshëm ndaj forcave rebele të PKK-së duke goditur mbi 60 baza të tyre.

Ofensiva turke nisi pas pritës së guerrilasve kurdë ndaj një patrulle me ushtarë turq ku gjetën vdekjen 12 prej tyre.

Top Channel