Ndryshimin dhe korigjimin e teksteve të historisë në librat e shkollave në Kosovë kërkoi në Prishtinë ministri turk i arsimit që po zhvillon një vizitë në vend.

Ai u shpreh se do të ishte shumë i kënaqur nëse nga tekstet e historisë do të hiqeshin fyerjet ndaj popullit turk dhe disa figurave të tij historike.

Gjatë fjalës së tij Ministri i Arsimit së Kosovës, Ramë Buja duke u përgjigjur për gazetarët e interesuar për të kuptuar se çfarë ndryshimesh do të bëhen në histori, ka sqaruar se do të ketë vetëm disa korrigjime.

“Nuk u tha se do të ndryshohet historia, u tha që do të korrigjohen ata kapituj ku ka pjesë fyese për popullin turk. Kjo do të korrigjohet dhe jo të ndryshohet historia, sepse nuk mund të ndryshojmë historinë e cila ka ndodhur. Kjo do të ndodh duke qenë të përbashkëta të dy komisionet shumë profesionale në këtë drejtim”, u shpreh ministri Buja.

Gjatë ditës ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinçer është takuar edhe me ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Mahir Yagxhillar.

Top Channel