Stuhia vret 5 persona

19/08/2011 21:10

Të paktën pesë persona pjesëmarrës në festivalin e muzikës “Pukel/pop” në veri të Belgjikës, humbën jetën pasi një stuhi e fortë shembi skenën.

Rreth 40 të tjerë u plagosën, nëntë prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Festivali i muzikës ku merrnin pjesë 60 mijë persona u anulua.

Kryeministri belg Iv Leterme i dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave.

Nuk është hera e parë që festivali karakterizohet nga ngjarje të tilla.

Në vitin 2010 një prej teknikëve ndërroi jetë pas një infarkti dhe një dite më pas kengëtari Carls Hedon u vetëvra duke u hedhur nga një kulle, pas prezantimit që bëri grupi i tij.

Top Channel