Obama: Al Asad të largohet

19/08/2011 01:20

Për herë të parë presidenti Barack Obama u shpreh hapur dhe qartë për largimin e presidentit sirian Bashar Al Asad nga pushteti pas trazirave që kanë përfshirë vendin dhe mijëra civilëve të vrarë nga forcat qeveritare.

Thirrjes së shefit të Shtëpisë së Bardhë iu bashkuan edhe udhëheqësit e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë.

“Ne vazhdimisht kemi thënë se presidenti Al Asad duhet të udhëheqë një tranzicion demokratik ose të dalë jashtë kësaj rruge për të mirën e popullit sirian ka ardhur koha që presidentit të largohet. Shtetet e Bashkuara nuk do të vendosin këtë tranzicion në Siri, i takon popullit sirian të zgjedhë udhëheqësit e tij dhe ne kemi dëshirën e tyre të fortë që të mos ketë ndërhyrje të huaja në lëvizjen e tyre”, thotë përmes një deklarate për shtyp presidenti Obama.

Top Channel