Zyrtarët e partisë së ish-kryeministrit kosovar Ramush Hardianaj besojnë se rigjykimi në Hagë nisi në favor të Haradinajt.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi mendon se vendimi trupit gjykues dhe kërkesa e palës mbrojtëse për të mos i marrë parasysh referencat e gjykimit të parë është përparësi për zotin Haradinaj.

Bindjet janë të plota se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj do ta fitojë sërish betejën me gjyqin ndërkombëtar, por nuk mungojnë as dyshimet se rikthimi i çështjes në rigjykim është proçes i montuar politikisht.

Seanca e radhës e paraparë për të premten u shty sepse siç deklaroi avokati mbrojtës i dëshmitarit, Shefqet Kabashi, ai nuk është në gjendje të mirë psikologjike për dëshmi.

Shefqet Kabashi besohet se punonte roje në burgun e fshatit Jabllanicë nga ku buron po thuaj e gjithë akuza kundër Haradinajt.

Shefqet Kabashi është njëri nga dëshmitarët kryesor në rastin Haradinaj, por i cili refuzoi të dëshmoi gjatë gjykimit të parë.

Ai thuhet se ishte roje në burgun e Jabllanicës nga i cili burojnë akuzat mbi Haradinajn dhe dy bashkëluftëtarët e tij.

Rikthimi i tij në karrigen e dëshmitarit komentohet edhe nga zyrtarët e AAK-së.

Top Channel