Egjipt, mbyllet pika doganore me Izraelin

19/08/2011 19:15

Pas vrasjes së tre rojeve kufitare egjiptiane, përveç protestës formale dhe kërkesës së një hetimi urgjent, Egjipti ka vendosur edhe mbylljen e doganës tregtare të El Oga, lidhja e vetme direkte mes Egjiptit dhe Izraelit.

Në vendin e episodit, në të cilin janë vrarë tre roje egjiptiane, ka shkuar kreu i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë egjiptiane Sami Anan.

Lajmi është bërë publik nga burime ushtarake.

Top Channel