Bursat europiane, me humbje

19/08/2011 16:55

Bursat në Europë e kanë celur ditën më humbje, pasi tregjet aziatike
pësuan rënie, ndërsa frika sa vjen e shtohet për një tjetër recesion, që
do të gjunjezoje ekonominë botërore.

Bursa e Londres, FTSE shenoi një renie prej 3.1 %, ajo gjermane, 3.2 % ndersa ajo franceze 1.9 %. Në Azi, bursa e Korese se Jugut, Kospi ra ne 6.2 %, ndersa Nikei i Japonise me 2.4 % dhe ajo australiane u mbyll me renie, me 3.5 %.Investitoret jane te shqetesuar për ngadalesimin e rritjes ekonomike, vecanerisht pas raportit të bankes amerikane Morgan Stanley, se Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë rrezikshmerisht prane recesionit. Sipas Morgan Stanley-t, udheheqesit europiane kane qene te paefektshem ne pergjigjen e tyre ndaj krizes se borxheve, ndersa drama e fundit politike ne SHBA per ngritjen e tavanit te borxhit, demtoi besimin e biznesit per rritjen e ekonomise amerikane.

Investitorët po ashtu janë të shqetësuar nga rënia e eksporteve të Japonisë si dhe e shitjeve me pakicë në Britani. Të premten cmimi i naftës vazhdoi të binte ndërsa investitoret jane te mendimit se ulja e rritjes ekonomike do të ndikoje tek kerkesa për arin e zi. Megjithese shqetesimet per gjendjen e ekonomise boterore, sa vijne e rriten, cmimi i arit po shenon nje tjeter rekord 1.83 dollare per ONZ.

Top Channel