OKB, hetim krimeve në Siri

18/08/2011 03:30

Komisari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut njoftoi se është duke përgatitur një kërkesë që do t’i drejtohet Këshillit të Sigurimit për hetimin e represionit në Siri.

Komisari do t’i kërkojë KS-së që Gjykata Penale Ndërkombëtare të ndërmarrë një hetim të tillë.

Ndërkohë, në Siri vazhdon dhuna ndaj protestuesve anti-Assad, ndërsa aksioni opozitar pritet të përshkallëzohet edhe më tej në ditët në vijim, pasi forcat opozitare ranë dakort për koordinimin e qendrimeve të tyre.

Top Channel