Pakistan, 7 viktima në një atentat, vritet deputeti

17/08/2011 17:55

Shtatë persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një bombë dore të hedhur ndaj një grupi personash në Karaki, në Pakistanin jugor.

Mes viktima është edhe deputeti i partisë së qeverisë PPP. Lajmin e ka bërë të ditur policia pakistaneze.

Atentatorët kanë hyrë në aksion në zonën e Kharadar, duke përhapur panik mes turmës duke shkaktuar përveç viktimave edhe 14 të plagosur.

Top Channel