Kriza e borxhit në Eurozonë

17/08/2011 11:30

Tregjet në mbarë botën nuk e priten mirë deklaratën e përbashkët të
Presidentit francez Nikola Sarkozi dhe kancelares gjermane Angela
Merkel, pas takimit në Paris. Shumë prej investitoreve prisnin prej tyre
një përgjigje më të fortë.

Në New York, Dow Jones shënoi renie, gjate dhe pas konferences, e cila u zhvillua pas mbylljes së tregjeve europiane.

Dy udheheqesit apeluan për një qeveri ekonomike, e cila sipas tyre te drejtohet nga Herman Van Rompuj, si dhe propozuan taksen për transaksionet financiare, për të rritur më shumë të ardhurat. Per Sarkozi dhe Merkel kjo duhet te jete ne krye te listes.

“Propozimi i parë është të krijojmë një qeveri të vertete ekonomike për eurozonën. Qeveria, të përbehet nga kreret e shteteve dhe qeverive dhe të mblidhet dy herë në vit, edhe më shumë nëse do të jetë e nevojshme. Ajo do të zgjedhe një president të qendrueshem për dy vjet e gjysmë. Zonja Merkel dhe une e propozuam kete, nese do te ishte nje kandidat, ai te jete presidenti Herman Van Rompuj”, tha Sarkozi.

Ndërsa Merkel u shpreh: “Gjermania dhe Franca jane gati te deshmojne se do te bashkepunojne ngushtesisht dhe per kete arsye kur ne bejme publike masat, kete duhet ta bejne nga shtatori ministrat tane te Financave- per te mbeshtetur taksen e BE-se ne transaksionet financiare, jemi te bindur se na duhet nje takse e tille, dhe se dyti duam te sigurojme se Franca dhe Gjermania kane mberritur ne nje pike per politiken e tyre financiare dhe ekonomike”.

Pas bisedimeve në Paris, Sarkozi dhe Merkel u shprehen te vendosur per te mbrojtur euron. Ashtu sic ishte paralajmeruar ata nuk diskutuan për eurobondet. Merkel e cilesoi kete si zgjidhjen e fundit dhe situate nuk imponon nje aplikim te tille. Propozimi erdhi nga ministri italian i Financave,  Xhulio Tremonti si dhe investitori miliarder Xhorxh Soros, per te nxitur vendet me probleme, te zgjidhin problemet me financat e tyre.

Takimi i Parisit, vjen pas nje jave tensionesh ne tregje financiare, ku ndjehet frika e nje recesioni tjeter si dhe eshte vene ne pikepyetje aftesia e Italise dhe Spanjes per te shlyer borxhin e tyre. Si Franca dhe Gjermania po u ushtrojne presion, ndaj te ashtuquajturave ekonomi periferike per të shtuar masat per te balancuar buxhetet.

Top Channel