Zevendëskryeministri serb, Ivica Dacic duke iu referuar konfliktit tregtar me Kosovën deklaroi se Serbia kërkon paqe, por nuk do të lejojë përndjekjen e serbëve.

Sipas tij  Kosova po provokon Serbinë e cila nuk ka ndërmend të bëjë këmbime favoresh për të hyrë në Bashkimin Europian.

Ai tha se Serbia duhet t’ia bëjë të qartë qendrimin e saj edhe BE-së. Sipas tij nuk është me rëndësi vetëm ajo se cfarë do të thotë kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Serbi, por edhe cfarë do të thonë zyrtarët serbë.

Serbia, sipas Dacic, që mban edhe postin e Ministrit të Policisë, duhet të dërgojë mesazhe se dëshiron paqe dhe stabilitet, por kurrësesi nuk do të lejojë përndjekjen e sërbëve.

Top Channel