Bujar Bukoshi deklaron se nuk do të ketë zgjidhje për doganat nëse Serbisë i bëhen lëshime.

Ish-kryeministri i Qeverisë së Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshi u shpreh se “nuk shmanget mundësia e shpërthimit të konflikteve të reja, prandaj kërkon zgjidhje të qëndrueshme për mosmarrëveshjet e doganave mes Prishtinës dhe Beogradit”.

“Nuk do të ketë zgjidhje, nëse Serbisë i bëhen lëshime. Nuk mund ta përjashtoj edhe konfliktin”, ka thënë Bukoshin, bën të ditur Telegraf.

Bukoshi kërkon që evropianët dhe SHBA-të në mënyrë të sinkronizuar ta kryejnë punën në Kosovë, që t’i ndihmojnë qeverisë së Kosovës që veriu të integrohet në shtet. Ai po ashtu nuk kupton se pse Serbia duhet ta marrë statusin e kandidatit për pranim në BE, nëse nuk do ta pranojë as vulën doganore të Kosovës.

Top Channel