Biden në Kinë, takime me drejtues të lartë

17/08/2011 14:50

Nënpresidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka arritur në Kinë për një vizitë
katër ditore. Biden do të ketë takime me drejtues të lartë kinezë, duke
përfshirë edhe homologun e tij Ksi Jinping.

Shqetësimet lidhur me deficitin e buxhetit të Qeverisë së SHBA-së, pritet të jenë në krye të axhendës së kësaj vizite.
 
Kina ka kritikuar politikanët amerikanë gjatë krizës së borxhit, duke u bërë thirrje që të jenë më të përgjegjshëm.
 
Kina është zotëruesja më e madhe e borxhit të Shteteve të Bashkuara.Biden arriti në Pekin me ftesë të zëvendës presidenti kinez Ksi Jinping.

Top Channel