Koreja e Jugut, përmbytjet, 57 të vdekur
29/07/2011 21:20
Të paktën 57 persona humbën jetën ndërsa 12 të tjerë konsiderohen të humbur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut në pjesën qendrore dhe jugore të Koresë së Jugut.
Shirat e rrëmbyer kanë dëmtuar disa depo armësh.
Presidenti i Koresë së Jugut, Li Mjung Bak tha se asnjë vend në botë nuk mund t’i bëjë ballë një rrebeshi të tillë, por nga ana tjetër ai shtoi se vendi duhet të rrisë standardet e sigurisë për t’i bërë ballë katastrofave të tilla natyrore.
Top Channel