Vijon greva e urisë së minatorëve

27/07/2011 12:40

Minatoret e Bulqizës vijojnë grevën e tyre nëntoke. Grevistët e urisë
shprehen të vendosur t’i shkojne deri në fund protestës së tyre deri në
plotësimin e kërkesave.

Ambientet ku po zhvillohet greva jane teper te keqija, nderkohe qe ende nuk ka nje qendrim zyrtar te autoriteteve te shtetit.

Nderkohe ne siperfaqen e tokes ndodhen me dhjetera mbeshtetes te grevisteve, kolege e familjare te cilet presin me shqetesim te dhenat e fundit nga greva.

Ngujimi i minatoreve

Minatoret janë ngujuar nën tokë dhe prej andej kërkojnë plotësimin e kërkesave që lidhen me kushtet e
sigurisë në punë, pagat si dhe perspektivën e minierës.
 
Ndërkohë gjendja shëndetësore e minatorëve është përkeqësuar ndjeshëm
për shkak se nën tokë temperaturat janë të ulta dhe lagështira e ajrit
është shumë e lartë.

Janë gjithsej 30 minatorë që janë ngujuar nën tokë ndërkohë që në
sipërfaqe, në mbështetje të tyre janë pjesa tjetër e minatorëve që nuk
janë larguar nga dera e pusit kryesor.

Greva e urisë së minatorëve nisi pas gati 21 ditësh grevë të përgjithshme dhe 5 ditë protestash në Tiranë.

Pasi nuk morën përgjigjet që prisnin, minatorët u kthyen në Bulqizë për të nisur një grevë urie të paralajmëruar shumë më herët.

Ndërkohë mësohet se disa prej minatorëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

1 mije metra nen toke

Një grup minatoresh kanë hyrë në një prej galerive të minierës, ku kanë vendosur të vijojnë aty një grevë urie.

Minatorët 23 ditë më parë nisën një proteste duke ndërprerë punën dhe duke i paraqitur kompanisë koncesionare ACR një listë me kërkesa që kanë të bëjnë me rritjen e pagës me 20 për qind, rritjen e sigurisë në punë, perspektivën e minierës për të mos e lënë atë të mbyllet dhe largimin e nënkontraktorëve nga zona D.

Ministria e Ekonomisë vendosi pezullimin e pjesshëm të kompanisë ACR në
zonën D dhe pezullimin e kompanive nënkontraktore në këtë zonë.

Ndërkohë, ACR premtoi një rritje page prej 10 për qind, por minatorët
nuk pranuan. U bënë disa takime mes palëve pa konkluduar në një vendim
përfundimtar, ndërkohë që minatorët për 5 ditë me radhë protestuan në
Tiranë dhe në fund vendosën të kthehen në Bulqizë, ku sot nisën edhe
grevën e urisë. Ndërkohë, kompania ACR ka kërkuar rikthimin në punë të
minatorëve.
 

Top Channel