Qeveria shkatërron Erzenin

26/07/2011 15:00

Top Channel denoncoi rreth 10 ditë më parë masakrën që po kryhet mbi
shtratin e lumit Erzen vetëm pak kilometra nga kryeqyteti. Por
pavarësisht fakteve të publikuara, asgjë nuk ka ndryshuar.

Dhjetëra kamionë vazhdojnë të transportojnë zhavorr pa ndërprerje cdo ditë për llogari të një firme ndertimi qe po punon per projektin e Unazes se Re te kryeqytetit dhe autostraden Tirane-Elbasan. E gjithe zona e lumit ne krah te Ures se Peshkatarit eshte kthyer ne nje kantier gjigand ku fadromat ngarkojne rreshtin e gjate te kamioneve qe ikin e vijne me nje ritem impresionues.

Nga lart masakra mbi shtratin e lumit Erzen behet edhe me e dukshme. Shtrati ne zonen ku punohet eshte pothuajse i shkaterruar i ndare e devijuar ne rrjedha te shumta.

Lugina e lumit Erzen eshte vendstacioni, ku fadromat e shumta ngarkojne kampionet e tonazhit te rende, te cilet udhetojne disa kilometra per te shkarkuar ne ate qe do te jete bypass-i i unazes se re te kryeqytetit dhe autostrades Tirane-Elbasan.

Lumenjte administrohen nga keshillat e baseneve, nen drejtimin e prefektit te qarkut me te madh ku kalon lumi. Jane pikerisht keto keshilla qe japin edhe lejet per shfrytezimin e tyre per materiale ndertimi. Shfrytezimi i lumenjeve behet vetem me sezone dhe vera eshte pikerisht sezoni kur shfrytezimi eshte i ndaluar.

Por per Erzenin, i cili vazhdon te shkaterrohet, nuk ka nevoje per leje shfrytezimi. Pas shkaterrimit te Ures se Peshkatarit  ne rrugen Tirane-Elbasan disa vite me pare, si pasoje e shfrytezimit deri ne shkaterrim te shtratit, ky lume u perjashtua nga lista e lumenjve te shfrytezueshem. Megjithekete duket se askush nuk i pengon keta kamione gjigande te ngarkohen cdo dite te javes per llogari te ndertimit te kesaj rruge, edhe pse teknoligjia e ndertimit te rrugeve nuk e lejon perdorimin e zhavorrit te lumit per mbushjen e bazamentit te autostradave.

Top Channel u perpoq te merrte nje reagim zyrtar nga prefektura dhe zyrat rajonale e mjedisit por askush nuk pergjigjet. Nderkohe qe burime jo zyrtare pohojne se kjo masaker mjedisore po tolerohet nga qeveria per shkak te prioritetiti per ndertimin e unazes se re te Tiranes. Gjithashtu burime jo zyrtare pohojne se se shpejti pritet te merret nje vendim sipas te cilit qeveria do te jape drite leje per shfrytezimin e resurseve natyrore ne rastin e ndertimit te veprave te medha publike. Qellimi justifikon mjetin , qe do te thote mesaduket se per te ndertuar rrugen Tirane-Elbasan dhe unazen e re te kryeqytetit eshte vendosur shkaterrimi perfundimtar i lumit Erzen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA