Aleanca kundër rregjistrimit

24/07/2011 20:55

Aleanca Kuqezi ka mbërritur në qytetin e Sarandës. Kjo lëvizje ka bërë edhe një herë publik qëndrimin e saj të vendosur, duke i thënë “jo” rregjistrimit të popullsisë mbi bazë etnike dhe fetare.(UPDATE)

Praninë e elementit rinor kreu i kësaj lëvizjeje Kreshnik Spahiu e ka vlerësuar si një tregues të zgjimit fuqishëm të ndjenjës kombëtare.

“Mosha juaj e re është përgjigjja më e mirë për ata që janë kundër Aleancës Kuqezi”, u shpreh zoti Spahiu.

“Sot na thuhet se paskan marrë masa dhe masat janë gjobat. E si mundet gjoba të aplikohet aty ku kemi një proçes me vetëdeklarim të lirë?! Ose je i lirë të thuash ç’të duash dhe nuk ke gjobë, ose je i detyruar ta thuash në bazë të detyrimit që lind nga ndëshkimi, gjoba. E ku ka gjobë që të provojë nëse je ortodoks apo myslimanë? Kush është ai shtet që mund të provojë besimin tuaj fetar? Kush është ai shtet që mund të provojë që ju besoni apo nuk besoni në Zot?”, theksoi Spahiu.

Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe pozicionin e gabuar të partisë etnike greke, që sipas tij është bërë avokatja e ligjit inovator.

Ai u ndal edhe në faktin që Greqia para një muaji aplikoi rregjistrimin e popullsisë së vet dhe nuk e ndoqi kriterin e vetëdeklarimit, për të cilin bën presion absurd ndaj qeverisë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA