Diego Forlan, sulmuesi i Uruguajit i cili nuk ka shënuar ende në Kupën e Amerikës, theksoi në konferencën për shtyp para gjysmëfinales së sotme ndaj Perusë se do të ishte i lumtur nëse nuk do të shënonte asnjë gol në këmbim të fitores së titullit nga kombëtarja e tij.
“Nuk ka rëndësi paraqitja ime individuale. Rëndësi ka që Uruguaji është në gjysmëfinale dhe duhet të bëjmë një ndeshje të mirë për të shkuar në finale. Peruja është një ekip që luan gjithmonë bukur”, u shpreh sulmuesi i Atletico Madrid.
Përsa i përket eliminimit të dy ekipeve më të mëdha amerikano-latine nga kompeticioni, Brazilit dhe Argjentinës, Forlan deklaroi: “Ishte një surprizë për të gjithë, por nuk duhet harruar se u mundën me 11-metërsha. Ishte çështje fati.”
Top Channel