Dritë jeshile nga Ferran Torres, Barcelona dhe PSG nisin bisedimet direkte për transferimin e sulmuesit
Interi ka marrë një fitore prestigjioze ndaj Manchester City-t në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Hong Kong, duke triumfuar 3-1 pas goditjeve të penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu tregoi karakter përballë anglezëve në një test të rëndësishëm të fazës përgatitore. Manchester City kaloi i pari në avantazh në minutën e 13-të me talentin Divin Mubama, pas një aksioni të ndërtuar nga Antoine Semenyo. Interi reagoi shpejt dhe barazoi vetëm shtatë minuta më vonë, kur Benjamin Pavard realizoi me kokë pas një asistimi të Federico Dimarcos.
Në pjesën e dytë të dy trajnerët bënë shumë zëvendësime, duke u dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe atyre që kërkojnë një vend në formacion. Pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti 1-1 dhe fituesi u përcaktua nga pika e bardhë.
Nga 11 metrat, Interi u tregua shumë më i saktë. Piotr Zielinski, Mosconi dhe Lavelli realizuan për zikaltërit, ndërsa Manchester City gaboi tre penallti me Aït-Nouri, Khusanov dhe Nico González. Vetëm Claudio Echeverri arriti të shënonte për anglezët, duke bërë që Interi të fitonte serinë e penalltive me rezultatin 3-1.
Për Cristian Chivun ky ishte një sinjal pozitiv në nisje të turneut veror në Azi, ndërsa për Manchester City-n ishte ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri Enzo Maresca. Pavarësisht se bëhej fjalë për një miqësore, të dyja skuadrat zhvilluan një përballje me ritëm të lartë dhe intensitet, duke dhënë sinjale inkurajuese përpara fillimit të sezonit të ri.
Top Channel