Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet me Beogradin, Edita Tahiri ka deklaruar se e vetmja mënyrë që Albin Kurti të informohet mbi dialogun është të ulet në tryezën e bisedimeve me negociatorin serb, Borko Stefanovic.
“Unë e ftoj atë të vijë në Bruksel dhe të jetë pjesë e bisedimeve, në mënyrë që të kuptojë se për cfarë po flitet. Transkriptet e bisedimeve nuk mund të bëhen publike. Kjo është një cështje konfidenciale e diplomacisë”, ka pohuar Tahiri.
Ajo ka ritheksuar se marrëveshjet e arritura me palën serbe janë në interes të qytetarëve të Kosovës dhe nuk cënojnë pavarësinë e saj.
“Në Serbi mund të udhëtohet edhe me targat RKS, por pjesa e emblemës së Kosovës duhet të mbulohet me një ngjitëse të vecantë. E njëjta gjë vlen edhe për makinat serbe në Kosovë”, ka sqaruar Tahiri.
Top Channel