Werder Bremen, ndalohen tatuazhet

13/07/2011 09:30

Moda e tatuazheve është përhapur shumë vitet e fundit mes futbollistëve, por tashmë ata që luajnë për Werder Bremen nuk mund të vizatojnë më trupin.

Lojtarët e klubit gjerman nuk do të lejohen të bëjnë tatuazhe për faktin se boja e injektuar nga gjilpëra mund të ndikojë negativisht në performancën e tyre.

Gjithçka ka lindur nga futbollisti Eljero Elia. Hollandezi i Hamburgut pasi vizatoi trupin nuk mundi dot të stërvitej për disa kohë, madje e kishte të pamundur të vishte edhe fanellën.

Top Channel