FMN: Italia të shkurtojë shpenzimet

13/07/2011 18:25

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar Italisë që të garantojë një “implementim deciziv” të shkurtimit të shpenzimeve për të reduktuar borxhin e vendit.

Komentet e Fondit vijnë pas shqetësimeve në rritje se Italia mund të jetë vendi i ardhshëm i eurozonës që të dëmtohet nga kriza e borxheve.

FMN ka deklaruar gjithashtu se Greqia ka nevojë për një ndihmë shtesë prej 71 miliardë eurosh nga BE dhe 33 miliardë të tjerë nga sektori privat.

Institucioni ndërkombëtar ka nënvizuar se synon të vazhdojë financimin e Greqisë, por nga ana tjetër parashikon një recesion më të thellë në vend këtë vit, me një rënie ekonomike prej 3.9 për qind.

Ndërkohë, shqetësimi për Italinë ka bërë që qeveria italiane të lëvizë më shpejt me miratimin e planeve për një buxhet antikrizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA